Hoxhë Muhamed Osmani ka postuar një shkrim në profilin e tij në Facebook duke treguar se në Islam njerëzit nuk dallohen me diçka tjetër, pos me devotshmëri.
Ky është postimi i tij i plotë:
Devotshmëria dhe asgjë tjetër!
Në Islam njerëzit nuk dallohen me diçka tjetër, pos me devotshmëri.
Ebu Leheb Hashimiu do të jetë në xhehenem, kurse Bilal Habeshiu në xhenet.
Ebu Xhehël Kurejshiu do të jetë në xhehenem, kurse Selman Farisiu në xhenet.
Umeje bin Halef Arabiu do të jetë në xhehenem, ndërsa Suhejb Rumi në xhenet.
Nëse prejardhja do të ishte e dobishme tek Zoti, Ebu Lehebi do të kishte përfituar prej saj.
Nëse pushteti do të ishte i dobishëm, Nemrudi dhe Faraoni do të përfitonin prej tij.
Nëse paratë do të ishin të dobishme, Karuni do të kishte përfituar.
Ajo që sjell dobi është vetëm devotshmëria dhe asgjë tjetër.
“Më i nderuari prej jush tek Allahu është ai që është më i devotshëm.” (Kur’an)