Profesori universitar dhe njohësi i mirë i gjuhës arabe, Jahja Hondozi ka reaguar ndaj mbiemrave që iu mveshen Islamit si Islam mesatar, ekstremist, evropian, tradicional e të tjerë.
Ai ka thënë se Islami është një emër që nuk ka pasë kurrë mbiemër, nuk ka nevojë dhe as s’ka me pasë nevojë kurrë për të.
Ky është postimi i tij i plotë i bërë në profilin e tij në Facebook:
Islami mesatar
Islami ekstremist
Islami fundamentalist
Islami xhihadist
Islami islamist
Islami amerikan
Islami evropian
Islami tradicional
Islami politik
Islami …
Kfilluni more niherë e mirë!
Islami është një emër që nuk ka pasë kurrë mbiemër, nuk ka nevojë dhe as s’ka me pasë nevojë kurrë për të!
Këto e plot mbiemra të tjerë që ia mveshin Islamit janë gatu e gatuhen përditë nëpër kuzhina të “ekspertëve” për t’u servu mandej në tryezën e dialogut për paqe dhe dialogut ndërfetar, me shumë lule natyrisht!
Fatkeqësia është se këtë “kafshatë”, në emër të harmonisë dhe bashkëjetesës ndërfetare e kapërdijnë edhe disa muslimanë t’kohës sonë.
Askund në Kur’an nuk do të gjesh mbiemër për Islamin:
“Hyni në Islam në mënyrë të përkryer”
(El-Bekare: 208)
“E kushdo që kërkon ndonjë fe tjetër përveç Islamit, ajo kurrë nuk do t’i pranohet atij” (Ali Imran: 85)
Ndërkohë që emri “umet/bashkësi” është përshkruar me mbiemrin “mesatar”:
“Dhe kështu Ne ju kemi bërë ju një bashkësi mesatare” (El-Bekare: 143)
/FolDrejt/