Gjermania vijon të tronditet nga grupet naziste që shërbejnë në policinë e saj. Këtë javë janë zbuluar grupe biesadash të 29 policëve gjermanë, të cilët shajnë emigrantët, lavdërojnë fashizmin dhe shpërndajnë foto të Adolf Hitlerit, informon foldrejt.com. Bile një imazh i shpërndarë prej tyre paraqet refugjatët që duhet të vdesin në dhomat e gazit.
Ministri i brendshëm i landit gjerman Westphalia, Herbert Reul, tha se të gjithë policët janë suspenduar nga puna dhe se u janë shpallur masa diciplinuese. Prej tyre, 14 kanë qenë oficerë policie.
Grupe të ngjashme më parë janë zbuluar në Bavari./Foldrejt.com