Të mërkurën presidenti Rexhep Taip Erdogan dhe kancelarja gjermane Angela Merkel, kanë biseduar rreth Mesdheut lindor në një video-konferencë, informon foldrejt.com.
Gjatë takimit, Erdogan i tha Merkelit se shtetet evropiane duhet të jenë të drejta dhe konsekuente për çështjen e Mesdheut Lindor, si dhe mosmarrëveshjet mund të zgjidhen përmes bisedimeve për sa kohë që ekziston një qasje e drejtë ndaj Mesdheut Lindor.
Në takim gjithashtu morën pjesë edhe ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu; Ministri i Mbrojtjes Hulus Akar; kreu i Shërbimit Informativ Turk, Hakan Fidan; Drejtori i Komunikimit, Fahrettin Altun; zëdhënësi presidencial Ibrahim Kalın dhe shefi i kabinetit Hasan Doğan.
Greqia ka kontestuar aktivitetet aktuale të Turqisë në kërkimin e energjisë në Mesdheun Lindor, duke u përpjekur të godasë në territorin detar turk bazuar në ishuj të vegjël pranë bregdetit turk.
BE gjithashtu bëri thirrje për negociata midis palëve. Udhëheqësit e BE-së do të diskutojnë konfliktin, si dhe marrëdhëniet e bllokut me Turqinë gjatë samitit të tyre të jashtëzakonshëm në Bruksel në 24-25 shtator.
Në mënyrë që të përgatitet për takimin e udhëheqësve, Parlamenti Evropian do të miratojë një rezolutë mbi këtë temë këtë javë.