Në raportin e sotëm 24 orësh të policisë, thuajse si çdo ditë tjetër, të pranishme ishin edhe rastet e dhunës në familje. Në raportin e sotëm u raportuan nga policia raste të dhunës nga Prizreni, Gjakova e Leposaviqi.
Në Leposaviq dyshohet se kosovari i ka dëbuar nga shtëpia viktimat femra.
“Leposaviq 25.05.2023 – 09:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi ai ka dëbuar nga shtëpia viktimat femra kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, njofton policia, transmeton Fol Drejt.