Konfliktet në familje, detyruan një 52-vjeçare që t’i jepte fund jetës. Viktima Fatbardha Likrama është hedhur nga kati i tretë i banesës, ku edhe ka gjetur vdekjen e menjëhershme.
Trupi i saj është gjetur nga e motra në sheshpushimin e pallatit. Mësohet se 52-vjeçarja dhunohej nga bashkëshorti dhe vjehrra e saj. Ndërsa mbrëmjen e djeshme pas një sherri në familje ka ikur tek e motra, transmeton Fol Drejt.
Sipas fqinjëve, të cilët e cilësojnë Fatbardha Likramën si një “zonjë grua”, ajo është marrë me forcë nga banesa e së motrës nga djali i saj. Ndërsa duke mos përballur dot dhunën, ka vendosur që t’i japë fund jetës.
“Çuni e mori me forcë, për çfarë e mori për ta vrarë. Siç na tha e motra: E morëm mbrëmë në shtëpi, për ta mbrojtur. Erdhën na e morën me zor, djali vet. Kështu thonë që dhunohej nga burri e vjehrra”, thonë banorët të përlotur.
“E njihja, ishte grua e rregullt familjare, e kishim në lagje. E motra tha se e kanë rrahur. Ishte zonjë grua, e rregullt. Më erdhi keq, më kapi tensioni”, shprehet një tjetër./FolDrejt/