Autoritetet spanjolle kanë nisur hetime nën dyshimet për përdhunim në grup të një vajze 18-vjeçare britanike në ishullin Mallorca, njoftoi media britanike, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Incidenti thuhet se ka ndodhur herët të hënën në një hotel në qytetin turistik Magaluf, raportoi BBC.
Policia ka arrestuar pesë turistë francezë dhe një zviceran të dyshuar për sulm seksual dhe shkelje të së drejtës së privatësisë.
Raportohet se të dyshuarit janë në paraburgim dhe policia ka sekuestruar telefonat e tyre.
Incidenti është rasti i dytë i dyshuar për përdhunim në grup në ishull gjatë muajve të fundit. Një grup turistësh gjermanë u arrestua në korrik me dyshimin se kishin sulmuar seksualisht një grua.