Një person është arrestuar nën dyshimet për të shtëna me armë, transmeton Fol Drejt.
Rasti ka ndodhur në fshatin Mramor të Prishtinës, rreth orës 13:48 të ditës së djeshme.
Sipas raportit 24 orësh, thuhet se i dyshuari mashkull kosovar derisa ka qenë duke e drejtuar veturën është ndaluar dhe arrestuar për shkak të dyshimit se kishte shtënë me armë zjarri në drejtim të panjohur.
Gjatë kontrollit në veturën e të dyshuarit njësiti policor ka gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me 3 fishekë, të cilën armë dyshohet se e kishte përdorur.
Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.