Në vitin 2009, shkencëtarët nga Universiteti i Sussex-it në Britaninë e Madhe vlerësuan se si aktivitete të ndryshme reduktojnë stresin duke matur rrahjet e zemrës dhe tensionin e muskujve.
Leximi i një libri ose gazetës për vetëm gjashtë minuta ul nivelet e stresit të njerëzve me 68 për qind – një efekt më i fortë se të ecësh (42 për qind), të pish një filxhan çaj ose kafe (54 për qind).
Leximi përmirëson cilësinë e jetës
Një dozë ditore e leximit mund të zgjasë jetëgjatësinë në drejtim të përmirësimit të cilësisë së jetës. Një ekip nga Universiteti Yale ndoqi më shumë se 3600 të rritur mbi moshën 50 vjeç për 12 vjet. Ata zbuluan se njerëzit që lexonin libra për 30 minuta në ditë jetonin pothuajse dy vjet më shumë se ata që lexonin revista ose gazeta.
Përmirësimi i aftësive gjuhësore
Në vitet 1990, pionieri i leximit, Keith Stanovich dhe kolegët e tij kryen dhjetëra studime leximi për të vlerësuar marrëdhënien midis aftësive njohëse, fjalorit, njohurive faktike dhe ekspozimit ndaj autorëve të veçantë të veprave artistike. Stanovich i thotë Mental Floss se rezultati mesatar i këtyre studimeve ishte se lexuesit kishin rreth 50 për qind fjalor më të madh dhe 50 për qind më shumë njohuri të bazuara në fakte.
Rritja e ndjeshmërisë
Për një studim të Harvardit të vitit 2013, një grup vullnetarësh lexuan trillime letrare. Në pesë eksperimente, ata që lexonin prozë letrare performuan më mirë në detyra të tilla si parashikimi se si do të silleshin personazhet dhe identifikimi i emocioneve të koduara në shprehjet e fytyrës. Ata flasin për aftësinë për të kuptuar gjendjet mendore të të tjerëve, të cilën shkencëtarët e quajnë Teoria e Mendjes.
Përmirësimi i kreativitetit dhe fleksibilitetit
“Në jetën tonë reale, ne shpesh ndihemi sikur duhet të marrim një vendim dhe kjo është arsyeja pse ne mbyllim mendjen ndaj informacioneve që mund të na ndihmojnë”, thotë Maja Đikić, një psikologe nga Universiteti i Torontos. “Kur lexojmë fiksion, ne praktikojmë ta mbajmë mendjen hapur sepse mund të përballojmë pasigurinë.” Đikić doli në këtë përfundim pasi kreu një studim në të cilin 100 njerëzve iu dha detyra të lexonin një tregim imagjinar ose një ese jo-fiction. /FolDrejt/