Autoritetet meksikane thonë se kanë arrestuar ish-kreun e njësisë federale kundër rrëmbimit, Gualberto Ramirez, në lidhje me zhdukjen e 43 studentëve në vitin 2014.
Ramírez ishte kreu i njësisë kundër rrëmbimit të zyrës së prokurorit të përgjithshëm kur u zhdukën studentët nga Kolegji i Mësuesve Ayocinapa në jug të Meksikës, raportoi AP, përcjell Fol Drejt.