Bananet janë një nga frutat më të shëndetshme dhe më të shijshme.
Çmimi i bananeve është më përballueshëm në treg, por kur i konsumoni ato në mënyrë të tepruar, mund t’ju japë efekte anësore për shëndetin tuaj. Në artikullin e sotëm, janë listuar disa nga efektet anësore të ngrënies së tepërt të bananeve, përcjell Fol Drejt.
Bananet janë fruta të shijshme dhe shumë ushqyese. Dikush mund ta shijojë këtë frut si meze të lehtë, ose si një shtesë për mëngjes në drithëra. Por, prisni, megjithëse bananet janë të shëndetshme, ekspertët thonë se ngrënia e shumë prej tyre mund të çojë në shfaqjen e problemeve kronike shëndetësore.
Efektet anësore të bananeve
Kur e konsumoni me tepricë këtë frut, trupi juaj mund të bëhet ‘shtëpia’ e disa komplikimeve shëndetësore.
Nuk ofron lëndë ushqyese të mjaftueshme
Konsumi i tepërt i bananeve mund ta bëjë trupin tuaj të vuajë nga mungesa e lëndëve ushqyese. Çfarë do të thotë ajo? Disa njerëz që ndjekin një dietë me banane, duke mbijetuar vetëm me banane, duhet të dinë se ju nuk po i jepni trupit tuaj sasinë e mjaftueshme të proteinave që i nevojitet për të punuar pa probleme. Të hani vetëm banane do të thotë që trupi juaj është i privuar nga proteina dhe yndyrna të tjera të rëndësishme.
Shtim i pashpjegueshëm i peshës
Ngrënia e shumë bananeve nuk rekomandohet për ata që përpiqen të humbin peshë. Ky frut dihet se ka veti për të shtuar peshë.
Kapsllëk
Bananet e papjekura ose bananet jeshile mund të shkaktojnë kapsllëk, për shkak të përmbajtjes së lartë të niseshtesë.
Mund të shkaktojë probleme me tretjen
Po, e lexuat mirë! Ngrënia e shumë bananeve mund të çojë në probleme të tretjes. Kjo ndodh kryesisht për shkak të përmbajtjes së lartë të fibrave në banane. Dhe, konsumimi i një sasie të tepërt të fibrave mund të shkaktojë dhimbje barku, gazra, fryrje.
Përgjumje
Bananet janë të mbushura me triptofan, aminoacidi që ndihmon trupin të flejë më mirë.
Rritja e problemeve dentare
Bananet janë të pasura me sheqer. Edhe pse është e natyrshme, kjo përmbajtje e lartë e sheqerit në banane sjell disa dëme për shëndetin tuaj dentar.
Ka zero yndyrna
Është e drejtë, bananet vijnë me përmbajtje zero yndyre. Ju mund të pyesni pse na duhen yndyrnat. Yndyrnat janë gjithashtu një lëndë ushqyese e rëndësishme për trupin për të qëndruar i shëndetshëm. Megjithatë, marrja e yndyrave duhet të jetë e kufizuar dhe gjithashtu duhet të shkoni drejt ushqimeve me yndyrna të mira./FolDrejt/