Presidenti kinez Xi Jinping i tha presidentit rus Vladimir Putin sot se rruga drejt bisedimeve të paqes për Ukrainën nuk do të shkojë pa probleme dhe se Kina do të vazhdojë të mbështesë pozicionin e saj objektiv dhe të drejtë për këtë çështje, njoftuan mediat shtetërore kineze.
Xi gjithashtu i tha Putinit në një video-telefonatë se Pekini dhe Moska duhet të koordinojnë dhe bashkëpunojnë ngushtë në çështjet ndërkombëtare, raportoi televizioni shtetëror kinez CCTV, raporton Reuters, transmeton Fol Drejt.
Autoritetet kineze mirëpresin qëndrimin e Rusisë, e cila nuk refuzon një mënyrë paqësore të zgjidhjes së krizës ukrainase, i tha Xi Putinit./FolDrejt/