Dy të mitur, shtetas të Kosovës, janë sulmuar nga disa qytetarë të nacionalitetit serb.
Rasti ka ndodhiur dje, rreth orës 16:00, në Mitrovicë të Veriut, transmeton Fol Drejt.
Siç njofton raporti 24 orësh i policisë, dy të miturit kanë pranuar tretman mjekësor.
Tutje bëhet e ditur se njësitë policore janë duke kryer hetime lidhur me rastin./FolDrejt/