Xhudistja, Distria Krasniqi e ka mposhtur në finale, kroaten Ana Viktorija Puljiz, duke i sjell Kosovës medaljen e artë nga Oran i Alegjerisë.
Krasniqi e kishte kaluar rrethin e parë pa luftë, ndërsa në atë të dytë, respektivisht në çerekfinale me Ippon e eliminoi xhudisten nga Qiproja, Sofia Asvesta, transmeton klankosova.tv.