Gjatë ditës së djeshme u arrestua një person në Istog pasi kishte ushtruar dhunë ndaj nënës së tij dhe e kishte kërcënuar atë.
Rasti u raportua në policinë e Kosovës gjatë ditës së djeshme, përcjell Fol Drejt.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi i njëjti ka sulmuar fizikisht dhe ka kanosur viktimën femër kosovare (nënën e tij). Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, njofton policia në raportin 24 orësh./FolDrejt/