Ukraina ka shtypur pulla postare me një mural të artistit britanik Banksy për të shënuar përvjetorin e sulmit rus më 24 shkurt.
Sipas “BBC”, murali paraqet një burrë, pamja e të cilit mund të aludojë për presidentin rus Vladimir Putin, i cili rrëzohet në dysheme nga një djalë gjatë një ndeshjeje xhudo, përcjell Fol Drejt.
Murali i Banksy ndodhet në një shtëpi që u shkatërrua nga bombardimet ruse në qytetin Borodyanka, afër Kievit./FolDrejt/