Një rast i dhunës në familje është raportuar gjatë pasdites së djeshme në Gjilan.
Rasti u raportua në Policinë e Kosovës, rreth orës 16:00, përcjell Fol Drejt.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij” njofton policia në raportin 24 orësh.
Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje./FolDrejt/