Zyrtarët e qeverisë meksikane në pjesën veriore të vendit njoftuan se një person tjetër ka vdekur nga një epidemi misterioze e meningjitit, duke e çuar numrin e vdekjeve nga sëmundja në 35, raporton Reuters.
Deri më sot, autoritetet shëndetësore në pjesën kryesisht rurale të shtetit Durango kanë regjistruar 79 raste në muajt e fundit.
Meningjiti, domethënë inflamacioni i lëngut cerebrospinal ose i meningjeve, shkaktohet kryesisht nga një virus, dhe në disa raste nga një infeksion bakterial ose kërpudhor, transmeton Fol Drejt.