Presidenti i Republika Srpska, Milorad Dodik, përshëndeti dhe mbështeti me vendosmëri propozimin e paqes prej 12 pikash të Kinës dhe u bëri thirrje të gjitha palëve përkatëse – që kujdesen për përfundimin e konfliktit dhe vendosjen e paqes në Ukrainë – që ta marrin seriozisht këtë iniciativë kineze.
“Falënderoj Presidentin e Republikës Popullore të Kinës, Xi Jinping, për iniciativën e një rëndësie kyçe për Evropën dhe të gjithë botën, dhe mirëpres dhe mbështes me vendosmëri propozimin kinez të paqes prej 12 pikash,” tha Dodik në një deklaratë për Srna.
Ai theksoi se ky është propozimi i parë konkret i një plani paqeje, i cili jo vetëm përmban hapa konkretë që çojnë në vendosjen e paqes, por edhe për të ndaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit drejt pjesës tjetër të Evropës dhe botës./FolDrejt/