Drejtori i Zyrës për Kosovë, Petar Petkoviq, ka thënë sot se është e rëndësishme që qytetarët e Serbisë ta dinë se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, po lufton në Bruksel dhe insiston në Bashkimin e Komunave Serbe, duke respektuar Marrëveshjen e Brukselit, ndërsa kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po përdor marifete për t’i shmangur të gjitha këto, raporton Tanjug, transmeton Fol Drejt.
Petkoviq i tha TV Pink nga Brukseli gjatë një pauze pas takimit dypalësh që presidenti Vuçiq pati me zyrtarët e BE-së Josip Borell dhe Miroslav Lajçak se është e rëndësishme që qytetarët e Serbisë të dinë se Kurti po përpiqet në çdo mënyrë që t’i shmangë obligimet e Kosovës lidhur me Asociacionin në mënyra të ndryshme me përdorimin e trukeve të ndryshme.
“Presidenti po lufton dhe insiston në Asociacion sepse është obligim që ekziston për 10 vjet, pra kemi marifetet e Kurtit dhe nga ana tjetër presidenti Vuçiq që po lufton për Asociacion, flitet shumë për këtë në Bruksel dhe atmosfera është e vështirë”, tha ai./FolDrejt/