Indeksi i dollarit, i cili mat vlerën e monedhës amerikane kundrejt një shporte prej gjashtë rivalësh, ra 0.214 për qind në 111.880 pikë, nga niveli maksimal ditor prej 112.19 pikësh, më i larti në shtatë sesione.
Dollari amerikan ra paksa sot pasi investitorët peshuan mundësinë që Rezerva Federale (FED) të vazhdojë të rrisë normat bazë të interesit më shumë se sa pritej, ndërkohë që paundi u forcua përpara takimit të politikës monetare të Bankës së Anglisë, shkruan Reuters, transmeton Fol Drejt.
Të mërkurën, Fed ngriti normën bazë me 75 pikë bazë në 3.75-4.0 për qind. Dollari fillimisht ra pas lajmeve pas një aludimi në njoftimin e bankës qendrore amerikane se rritja e mëtejshme e normave të interesit mund të jetë më e frenuar, por rifitoi fuqi pasi kryetari i Fed-it, Jerome Powell tha se lufta kundër inflacionit do të kërkonte rritje të mëtejshme të kostove të huamarrjes./FolDrejt/