Përmes një postimi në profilin zyrtar në twitter, kryeministri Kurti ka njoftuar se ka takuar Përfaqësuesin e Lartë të BE-së për Punë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, dhe Emisarin e BE-së për dialog, Miroslav Lajçak, pak para nisjes së Samitit në Berlin.
Në postim, ai njëherit është deklaruar rreth rastit të djegies së veturës me targa RKS në veri duke e cilësuar si krim dhe ka thënë se duhet dënuar nga të gjithë.
“Përpara samitit të sotëm të Procesit të Berlinit, që është i përvitshëm, u takova me Josep Borrell dhe Miroslav Lajçak për të diskutuar Marrëveshjen Kornizë të përqendruar në njohjen reciproke dhe çështje të tjera. Plaçkitja dhe djegia e veturave në veri të Kosovës është krim dhe duhet dënuar nga të gjithë”, ka shkruar kryeministri Kurti./FolDrejt/