Hoxhë Dr. Orhan Bislimaj ka bërë një reagim pas raportimit nga televizioni RTV BESA se disa fëmijë myslimanë janë keqpërdorur dhe janë dërguar në shkollën fetare të krishtërimit “Loyola” në Prizren.
Ky është reagimi i tij:
Sot, më datë 10 mars 2023, me kismet të Zotit xhumanë e falëm në xhaminë Emin Pasha, Prizren.
1.
Tri ditë më herët, pra më 7 mars 2023, RTV BESA transmetoi një lajm që dëshmon indoktrinimin e keqpërdorimin fetar në shkollën ‘Loyola’ në Prizren.
Një prind i shqetësuar i kishte dërguar disa foto nga vendi i ngjarjes, ku shihen ‘motrat e nderit’, duke i vënë shaminë kristiane një vajze myslimane!!!
Kjo nxiti reagime të ashpëra në internet dhe në mjedise, duke u imponuar si rast.
Fundja, nuk është problemi i ‘motrave të nderit’, po ashtu nuk do të ishte problem sikur ata fëmijë të ishin të krishterë, por problemi qëndron te keqpërdorimi fetar i fëmijëve myslimanë, ky është problemi!?
Në rregull, a po doni t’ua mësoni krishterizmin fëmijëve myslimanë, ftoni në kishë edhe kurrgjë kërkujt, ai që vjen e di përse ka ardh, e jo t’i presish në besë prindërit, duke ua keqpërdorur fëmijtë në mësim obligativ në shkollë.
Ra ky rast e u dëshmua publikisht ajo që është ditur prej fillimit, se Loyola ka orientim krisitian, aty ndodh frymëzimi për krishterizmin, njësoj ta zëmë siç e ka Medreseja orientimin islam.
E, që për dallim prej Medresesë që e bën haptazi, Loyola e maskon veprimtarinë e krishterë dhe këtu qëndron tradhëtia e pabesia.
Këtë kanë nevojë ta dijnë prindërit, e që fatkeqësisht një pjesë e madhe (ose të gjithë) nuk e dijnë.
2.
Zoti në Kur’an na ka porositur: “O ju që besuat, ruane veten dhe familjen tuaj prej zjarrit të xhehenemit…!” (Kur’ani, 66/6)
Pejgamberi Lukmani a.s., ka jetuar para Muhamedit a.s., por Allahu e ka sjellur në Kur’an rastin e tij, kur iu kishte drejtuar djalit: “O djali im, fale namazin, urdhëro për punë të mira, e ndalo nga të këqiat, përballo me durim çdo gjë që të godet, vërtet këto janë nga çështjet më kryesore.” (Kur’ani, 31/17).
Këtë shembull, duhet ndjekur secili prind që e ndjen vetën musliman. Nëse nuk i frymëzoni ju me fenë e juaj, të tjerët do ta bëjnë në qorrsokaqet e tyre!
Dërgoni fëmijtë në mektebin e xhamisë më të afërt…! /FolDrejt/