Kryeministri italian Mario Draghi tha se qeveria italiane, së bashku me Bashkimin Evropian dhe partnerët e G7, synon të vazhdojë të mbështesë Ukrainën në përputhje me vendimin e parlamentit italian të marsit për të lejuar dërgesat e armëve.
Kryeministri i Italisë, Mario Draghi, ka bërë të ditur sot se Italia do të vazhdojë të mbështesë Kievin zyrtar në luftën me Rusinë, shkruan Reuters, transmeton Fol Drejt.
Duke iu drejtuar parlamentit, Draghi tha se Rusia duhet të ushtrohet presion “për shkak të pushtimit të Ukrainës në shkurt” dhe se Moska u detyrua t’i jepte fund luftës dhe të ulet në tryezën e bisedimeve./FolDrejt/