“Gjetja e një zgjidhjeje do të kërkojë shumë eksperimente,” tha CEO i Google, Jared Cohen, duke vënë në dukje se Ukraina ka qenë një “objektiv disproporcional” i sulmeve të avancuara kibernetike që nga aneksimi i Krimesë nga Rusia në 2014.
CEO i Google, Jared Cohen, paralajmëroi sot para Këshillit të Sigurimit të OKB-së se sulmet kibernetike, keqinformimi dhe forma të tjera të luftës së informacionit në Ukrainë janë një njoftim i problemeve të ardhshme në hapësirën kibernetike diku tjetër, transmeton Fol Drejt.
“Shtetet duhet të gjejnë një mënyrë për të reduktuar ndërhyrjet keqdashëse kibernetike dhe të bien dakord për një lloj doktrine të parandalimit në hapësirën kibernetike,” tha Cohen gjatë një takimi të Këshillit të Sigurimit të OKB-së mbi gjuhën e urrejtjes, nxitjen e krimit dhe mizoritë në Ukrainë./FolDrejt/