Në një intervistë ekskluzive me Florian Plettenberg të Sky Germany, CEO i Bayern Munich, Oliver Kahn u pyet për Harry Kane, i cili është përfolur shumë për një lëvizje në Allianz Arena.
“Sigurisht, ai është një lojtar shumë i mirë, por ka edhe shumë lojtarë të tjerë shumë të mirë,” tha Kahn, transmeton Fol Drejt.
Nuk ka dyshim se Kane do të jetë objektivi kryesor i transferimit të Bayern-it në verë, por drejtuesit po qëndrojnë të mbyllur për situatën. Sulmuesi anglez do të kushtojë jo më pak se 80-100 milionë euro./FolDrejt/