Të dhënat për prodhimin dhe shitjet jashtë vendit janë rekord për muajin tetor, thuhet në njoftimin e kompanisë.
Korporata japoneze e automobilave Toyota njoftoi sot se prodhimi i saj global u rrit në tetor me 23 për qind dhe shitjet globale me 22.8 për qind në bazë vjetore, falë tërheqjes së efekteve negative të pandemisë së virusit korona, raportoi Kyodo, përcjell Fol Drejt.
Me 771,382 automjete të prodhuara dhe 832,373 njësi të shitura, prodhuesi më i madh japonez i automobilave mundi shifrat e vitit të kaluar për të tretin muaj radhazi./FolDrejt/