Drejtori sportiv i Barcelonës, Jordi Cruyff, ka konfirmuar se klubi u takua me Endrick dhe negociatat u zhvilluan, megjithëse nuk ishte asgjë shumë e avancuar.
“Më shumë se një negociatë, ishte për t’i mësuar atij klubin dhe për ta njohur atë me entitetin tonë dhe mënyrën tonë të punës në të gjitha nivelet. Ishte një kontakt i parë shumë pozitiv,” tha Cruyff për TV3, raporton Catalunya Radio, transmeton Fol Drejt.