Sa më shpejt të formohet qeveria e re, aq më mirë është për Malin e Zi, tha sot kryeministri në mandat teknik Dritan Abazoviq.
Abazoviq u tha gazetarëve në Podgoricë se nuk mund të specifikonte se kur do të ishte dhe se qeveria nuk ishte adresa për këtë.
“Sa më shpejt, aq më mirë për Malin e Zi. Nuk mund të specifikoj afatin, nuk mendoj se ne jemi adresa për këtë përgjigje”, tha Abazoviq, transmeton portali RTCG./FolDrejt/