Ukraina po përpiqet të ushtrojë presion mbi vendet e NATO-s në mënyrë që të marrë një ftesë për t’u anëtarësuar në Aleancë, tha sot zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov.
“Ne e dimë se vendet anëtare të Aleancës janë të angazhuara në diskutime shumë të gjalla, veçanërisht sepse NATO së shpejti do të mbajë një samit dhe ka pikëpamje të ndryshme për këtë çështje. Ne e dimë se regjimi i Kievit po përpiqet të ushtrojë presion mbi të gjithë në mënyra të ndryshme për t’u siguruar që sa më shumë vende të tregojnë solidaritet për këtë çështje përpara samitit”, tha Peskov, sipas TASS.
Ministri i Punëve të Jashtme të Ukrainës, Dmytro Kuleba, tha më herët sot se NATO vendosi të braktisë kërkesën që Kievi të ndjekë Planin e Veprimit të Anëtarësimit (MAP), si pjesë e rrugës për anëtarësim në Aleancë, e cila, siç vlerësoi ai, do ta shkurtonte rrugën e Ukrainës drejt hyrjes në NATO./FolDrejt/