Kanadaja dhe Letonia kanë nënshkruar një marrëveshje për forcimin e batalioneve të mbrojtjes në Balltik, tha sot kryeministri letonez Krisjanis Karins në një konferencë të përbashkët për shtyp me homologun e tij kanadez Justin Trudeau, përpara samitit dy-ditor të NATO-s.
“Një vit më parë, në samitin e NATO-s në Madrid, vendosëm së bashku që këto batalione (në Letoni, Estoni, Lituani, Poloni) të forcoheshin në nivelin e një brigade të aftë për luftim. Dhe pak minuta më parë, ministrat tanë të mbrojtjes nënshkruan një udhërrëfyes të gjerë se si dhe kur do të bëhet (në Letoni),” tha Karins në një konferencë për shtyp në bazën ushtarake Adazi në Letoni, raporton Reuters.
Kryeministri kanadez Justin Trudeau njoftoi se Kanadaja do të dërgojë deri në 1200 trupa shtesë në Letoni./FolDrejt/