Gjysma e qiellit me re dhe gjysma tjetër e kaltër
Këtë harmoni shkrepëtima e prish .
Gjysma e shpirtit e ngrirë dhe gjysma tjetër e vakët
Dhe në gjoks një ankth si iriq .
Ndaj sot nuk do shkojmë kurrkund ,
As në koncert , as në park , as në varre;
Ti shko në dhomën tjetër dhe mbesën përkund
Dhe unë po ndez një cigare .
Mbase kujtohet im bir arratisur në botë
Dhe prish heshtjen e dhjamur mbi telefon!
Ah , kjo cigare që pi është e fortë,
E ndiej kur në gjoks më shtrëngon. /FolDrejt/