Deputetja Duda Balje është radhitur me deputetët të cilët po i kundërshtojnë pikat të cilat i parashohin ndryshimet në Kapitullin e Martesës.
Ajo ka thënë se nuk janë kundër Projekt-Kodit Civil në tërësi, por janë kundër këtyre ndryshimeve në veçanti, transmeton Fol Drejt.
“Jam deputetja e parë që ka reaguar, duke shfaqur qëndrim personal” – ka thënë ajo.
“Edhe na kemi të drejtë të kemi qëndrim” – kjo është demokratike, sipas saj.
“Na jemi kundër! Edhe kemi arsyen tonë… na nuk mundemi me hy në Evropë nëse nuk e votojmë këtë, kjo nuk është e vërtetë!” – ka thënë më tej ajo.
Debati është duke vazhduar ndërkohë, me hedhje – pritje ndërmjet pozitës dhe opozitës./FolDrejt/