Nga data 12 deri më 23 qershor, NATO do të zhvillojë manovrat më të mëdha ajrore në historinë e saj “Air Defender 23”, që mund të krijojë ndërprerje në trafikun ajror civil në Evropë, në kohën kur nisin pushimet e shkollave, shkruan sot Deutsche Welle (DW).
Të udhëhequr nga Gjermania, deri në 10,000 pjesëmarrës nga 25 vende do të praktikojnë operacionet ajrore në hapësirën ajrore evropiane nga 12 deri më 23 qershor. Gjatë fundjavës së 17 dhe 18 qershorit nuk do të ketë fluturime në kuadër të këtyre manovrave.
Në stërvitje do të marrin pjesë rreth 250 avionë të 23 llojeve të ndryshme, shumica e të cilëve janë nga SHBA (100) dhe Gjermania (70)./FolDrejt/