Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, i shoqëruar edhe nga ministrja Rozeta Hajdari dhe ministri Elbert Krasniqi, kanë bërë homazhe në nderim të dëshmorëve të familjes Kastrati.
Mehaj ka thënë se familja Kastrati ishte ajo që sakrifikoi gjithçka për atdheun, ndaj është obligim i yni që amanetet e tyre t’i dërgojmë në vend.
“Sot së bashku me ministren znj. Rozeta Hajdari dhe Ministrin Krasniqi, në 24 vjetorin e rënjrs për liri bëmë homazhe në nderim të dëshmorëve të familjes Kastrati.
Familja Kastrati ishte ajo që sakrifikoi gjithçka për atdheun tonë, ne që sot gëzojmë lirinë, e kemi obligim që amanetet e tyre t’i dërgojmë në vend.
Lavdi!”, është shprehur Mehaj./FolDrejt/