Qendrat e votimit në Turqi u mbyllën sot në orën 17:00 me orën lokale dhe më shumë se 64 milionë qytetarë patën të drejtën e votimit në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale.
Turqia nuk ka exit poll, por rezultatet paraprake pritet të dihen brenda orëve pas mbylljes së qendrave të votimit, raportoi AP.
Qytetarët zgjodhën mes presidentit aktual Rexhep Tajip Erdogan, kandidat i Aleancës Popullore dhe kandidatit të Aleancës Kombëtare opozitare, Kemal Kiliçdaroglu./FolDrejt/