Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha sot se Prishtina dhe Beogradi duhet të angazhohen në dialog nën kujdesin e BE-së, si e vetmja rrugë drejt paqes dhe normalizimit, dhe theksoi se Prishtina duhet të ndalojë së ndërmarruri hapa të njëanshëm dhe destabilizues.
Kam biseduar për Kosovën me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së për Punë të Jashtme dhe Siguri, Josip Borrell, ka shkruar Stoltenberg në Twitter.
Ai theksoi se KFOR-i dhe NATO do të vazhdojnë të ofrojnë një mjedis të sigurt në Kosovë./FolDrejt/