Pas takimeve të realizuara me krerët shtetëror, emisarët e ShBA-ve përkatësisht BE-së, Gabriel Escobar dhe Miroslav Lajçak takuan ata opozitarë.
Nga këto takime duket se ka ngelur i kënaqur, sidomos ky i fundit.
Emisari special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi ka bërë një postim në rrjetit social Twitter:
“Sot, emisari amerikan dhe unë, kemi takuar partitë politike opozitare në Kosovë. Me kënaqësi dëgjova mirëkuptimin e tyre për rëndësinë dhe mbështetjen ndaj dialogut për normalizimin e marrëdhënieve”.
Përndryshe, sot ata priten të mbajnë një konferencë për media./FolDrejt/
Today, DAS Gabriel Escobar and I met with opposition political parties in Kosovo. Pleased to hear their understanding of the importance of anda support for the Dialogue on normalisation of relations. pic.twitter.com/WGwKjUtMD2
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) February 1, 2022