Policia e Kosovës ka njoftuar se dy gra kanë sulmuar fizikisht policët pas shqiptimit të gjobës në trafik.
Rasti ka ndodhur në fshatin Penuh të Podujevës dhe të dyshuarat janë arrestuar.
“Si pasojë e sulmit njëri nga zyrtarët policor ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë,.
Bëhet e ditur se me vendim të prokurorit të dyshuarat janë liruar, ndërsa rasti vazhdon në procedurë të rregullt.