Kryeministri i vendit, Albin Kurti, i ka pritur në takim përfaqësuesin special të BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Mirsolav Lajçak, zëvendës ndihmës sekretarin e ShBA-së, Gabriel Escobar, bashkë me këshilltarët e liderëve të Gjermanisë, Francës dhe Italisë.
Pesëshja diplomatike vjen në Kosovë gati një muaj pas agresionit të Serbisë në Kosovë, teksa kryeministri i vendit, Albin Kurti, konifmroi se pesë emisarët evropianë kanë propozuar tek kryeministri Albin kurti planin e tyre të ri për ecjen përpara.
Kurti sipas ZKM-së i ka falënderuar dhe ka dhënë vlerësimet e tij për propozimin e ri perëndimor dhe për një gjë të tillë diskutimet duhet të vazhdojnë intensivisht.
“Në takim u bisedua për normalizimin e marrëdhënieve mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë, përkatësisht zbatimin e Marrëveshjes Bazike (Bruksel, 27 shkurt) dhe Aneksit të Implementimit të tij (Ohër, 18 mars). Kryeministri theksoi që është i nevojshëm reflektimi cilësor dhe një qasje e re. Të pesë emisarët ofruan planin e tyre të ri për ecjen përpara, për çfarë Kryeministri shprehu falënderimet dhe vlerësimet e tij. Diskutimet duhet të vazhdojnë intensivisht“, thuhet në komunikatë.