Dy grabitje të armatosura janë kryer në Prishtinë. Persona të panjohur, janë futur në një institucion mirkofinanciar, përkatësisht në një filjal të një poste, kishin grabitur shuma parash të ndodhura në dollapë, transmeton Fol Drejt.
Këto janë detajet e raportit për rastin e parë:
“Prishtinë 06.01.2022 – 16:45. Viktima femër kosovare ka raportuar se derisa kishte qenë duke punuar në institucionin mikrofinanciar – këmbimore aty kishte hyrë një person i panjohur i maskuar i cili nën kërcënim të thikës ia kishte grabitur një shumë të parave. I dyshuari pas grabitjes ishte larguar në drejtim të panjohur. Njësitë relevante të policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes të cilat janë duke e hetuar rastin dhe nuk raportohet për të lënduar.”
Ndërsa këto janë detajet për rastin e dytë:
“Prishtinë 06.01.2022 – 19:06. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se derisa kishte qenë duke punuar në filialin e postës aty kishin hyrë dy persona të panjohur, të maskuar, njëri prej tyre kishte pas një pistoletë në dorë dhe nën kërcënim të armës nga fioku ia kishin marr një shumë të parave. Të dyshuarit pas grabitjes ishte larguar në drejtim të panjohur. Njësitë relevante të policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin. Nuk raportohet për të lënduar.”/FolDrejt/