Më shumë se 1700 fluturime janë anuluar ose vonuar në Teksas, dhe të paktën dy persona kanë vdekur në rrugë në shtetin amerikan për shkak të një stuhie akulli dhe motit të keq, thanë zyrtarët lokalë.
Më shumë se 1000 fluturime u anuluan në qendrën kryesore të aeroportit amerikan DWF International Airport në Dallas, ndërsa aeroporti Southwest Airlines në atë qytet anuloi më shumë se 560 fluturime dhe vonoi rreth 350, raporton Reuters, përcjell Fol Drejt.
Problemet e furnizimit me energji janë raportuar gjithashtu tek autoritetet lokale dhe rreth 7,000 klientë kanë raportuar ndërprerje totale të energjisë, tha guvernatori i Teksasit./FolDrejt/