Një burrë tajvanez është burgosur për dy muaj dhe gjobitet me 91,350 dollarë pasi papagalli i tij plagosi një mjek.
Sipas Agjencisë Qendrore të Lajmeve të Tajvanit, doktor Lin e ka zhvendosur ijën dhe ka thyer legenin pas rënies së shkaktuar nga zogu, raporton BBC.
Gjegjësisht, papagalli u ul në shpinë dhe e befasoi duke përplasur vazhdimisht krahët.
Pronari nxori zogun dhe një makaw tjetër për të fluturuar pranë vendit ku doktori po vraponte.
Lin paditi pronarin e papagallit, mbiemri i të cilit njihet vetëm si Huang, për lëndim nga pakujdesia dhe kërkoi kompensim për humbjet e tij financiare.
Ai tha para gjykatës se për shkak të plagëve të marra ishte në spital për një javë dhe se nuk mund të punonte më shumë se gjysmë viti, sepse i duheshin gjashtë muaj për t’u rikuperuar, përfshirë tre muaj kujdes të veçantë.
Avokati i tij tha për TVBS News se Lin është një kirurg plastik dhe puna e tij përfshin “qëndrimin në këmbë për periudha të gjata kohore gjatë operacioneve”, kështu që dëmtimi i tij ka çuar në humbje të mëdha financiare.
“Ai mund të ecë tani, por nëse qëndron në këmbë për një kohë të gjatë, ka ende mpirje”, tha avokati.
Një përfaqësues i gjykatës lokale të rrethit tha për mediat se ky është një rast “i rrallë” dhe nuk është regjistruar në gjykatë për çështje civile në dekadën e kaluar.
Gjykata vendosi se rënia e Dr. Lin ishte shkaktuar nga neglizhenca e Huang. Sipas Liberty Times, gjykatësi tha se madhësia e papagallit prej 40 centimetra lartësi dhe 60 centimetra hapje krahësh nënkuptonte se Huang ishte pronar i një kafshe të madhe dhe duhej të kishte marrë masa mbrojtëse.
Agjencia Qendrore e Lajmeve deklaroi se ai është dënuar me burg për akuzën e plagosjes së paqëllimshme.
Huang tha se ai respektonte vendimin e gjykatës, por synonte të apelonte, duke vënë në dukje se macaw-t nuk ishin agresivë dhe se kompensimi ishte shumë i lartë./FolDrejt/
Fati i papagallit nuk dihet.