Tre persona kanë rënë në pranga të policisë për disa vepra të ndryshme penale.
Rasti ka ndodhur në Gjilan, në rrugën Mulla Idrizi, rreth orës 12:52, transmeton Fol Drejt.
Siç njofton raporti 24-orësh, policia ka arrestuar tre të dyshuar në mesin e të cilëve edhe një mjek.
Në raportin 24-orësh bëhet e ditur se dy nga të dyshuarit janë arrestuar për shkak se kanë rrahur mjekun, i cili gjithashtu është arrestuar nga policia për shkak se ka kryer veprën penale trajtim i pandërgjegjshëm mjekësor.
Pas sulmit nga të dyshuarit, mjeku ka pranuar tretman mjekësor.
Tutje, bëhet e ditur se me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje./FolDrejt/