Një person është arrestuar nga policia pas dyshimeve se ka sulmuar një viktimë femër.
Rasti ka ndodhur me datën 24 nëntor, rreth orës 20:30, në Fushë Kosovë, ndërkaq i dyshuari është arrestuar dje nga policia, transmeton Fol Drejt.
Sipas raportit 24-orësh, bëhet e ditur se i dyshuari mashkull kosovar, për motive xhelozie, kishte sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare me të cilën ishte (më herët) në lidhje dashurie
Viktimës i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje./FolDrejt/