Dy raste të dhunës kanë ndodhur në 24 orët e fundit në Prishtinë, ku në të dy rastet viktima ka qenë femër, kurse i dyshuari për sulmin ka qenë mashkull.
Në të dy rastet, të dyshuarit meshkuj janë dërguar në mbajtje, transmeton Fol Drejt.
Më poshtë e keni raportin e policisë për këto dy raste:
“Prishtinë 15.11.2022-16:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti ka ushtruar dhunë ndaj viktimës femër kosovare. Në konsultim me prokurorin, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa viktima është dërguar në strehimore.”
“Prishtinë 15.11.2022-21:00 Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti dyshohet se kishte sulmuar viktimën femër kosovare. Si pasojë e sulmit viktima ka pësuar lëndime të lehta trupore. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.”/FolDrejt/