Një rast i grabitjes është raportuar se ka ndodhur në Gjilan, me ç’rast është grabitur një pompë derivatesh.
Rasti ka ndodhur orët e para të mëngjesit të djeshëm, saktësisht rreth orës 03:45, transmeton Fol Drejt.
“Viktima mashkull kosovar ka raportuar se derisa ishte duke punuar në një pompë derivatesh, një i dyshuar i panjohur nga arka i ka vjedhur një shumë parash dhe është larguar në drejtim të panjohur. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raportin 24-orësh./FolDrejt/