Dy vajza janë raportuar të zhdukura nga prindërit e tyre në Prishtinë.
Raportimi i tyre u bë tri ditë më parë, përcjell Fol Drejt.
“Prishtinë 13-14.04.2023 – 21:00-04:00. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se vajza e saj nuk gjendet në shtëpi prej datës së lartcekur. Sipas ankueses deri me tani nuk kanë njohuri se ku mundet me qenë.Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar dhe vazhdon në procedurë hetimore.
Prishtinë 13.04.2023 – 08:30. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se vajza e tij ka dalë nga shtëpia dhe ende nuk është kthyer. Ankuesi ka komunikuar me të përmes rrjeteve sociale ajo ka thënë e është mire por nuk ka treguar vendndodhjen. Rasti në procedurë hetimore”, njofton policia në raportin 24 orësh./FolDrejt/