Më shumë se 100 protestues për të drejtat e kafshëve u arrestuan të shtunën pasi disa prej tyre sulmuan pistën Grand National, duke detyruar që fillimi i garës më të famshme të kuajve në botë të shtyhet me një çerek ore.
Rreth 70,000 njerëz prisnin fillimin e garës në hipodromën Aintree në Liverpool dhe dhjetëra protestues u përpoqën të hynin në pistë, raporton Guardian, përcjell Fol Drejt.
Policia njoftoi se janë arrestuar 118 persona për tentativë për të vonuar garën dhe për shkelje të rendit dhe qetësisë publike./FolDrejt/