India është shtëpia e më shumë se 70 për qind e tigrave që jetojnë në natyrë, por rezervat e tigrave të vendit nuk janë të mjaftueshme për të strehuar të gjithë popullsinë e tigrave, e cila është rritur.
Policia indiane ka vrarë një tigër që vrau të paktën nëntë persona në zonën Champaran të shtetit Bihar.
Tigri u vra në një ndjekje në të cilën morën pjesë rreth 200 policë dhe zyrtarë të qarkut, shkruan BBC, përcjell Fol Drejt.